Musliu Shoshi: Me aprovimin e Ligjit për KPM-në, u dëshmua se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia

16:24 | 11 Korrik 2024
musliu-shoshi:-me-aprovimin-e-ligjit-per-kpm-ne,-u-deshmua-se-qellimi-eshte-te-vendosen-themelet-e-sistemit-autoritar-dhe-te-fundoset-demokracia

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës që sot miratuan Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

“Albini dëshiron të jetë një Hugo Çavez, por në kohë dhe vend të gabuar!”, shkroi ajo.

Kjo qeveri, shkruan deputetja e PDK-së, “sot me aprovimin e ligjit të KPM-së ka dëshmuar se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia!”.

“Qeveritë me prirje autoritariane, siç është qeverisja e Kurtit, sulmin e parë e drejtojnë kundër institucioneve demokratike. Tentimi është pikërisht vullneti për t’i kufizuar liritë civile të gjithë zërave kritik, e në veçanti MEDIAN”, përfundoi ajo.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë prezantimit të këtij projektligji tha se Komisioni parlamentar për integrim, ka deklaruar se amendamentet e projektligjit janë pjesërisht në pajtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Nuk paskam parë ndonjëherë kësi konstatimi që janë pjesërisht. Ka çështje të cilat në mënyrë universiale nuk trajtohen nga legjislacioni i BE-së, prandaj shtetet i rregullojnë sipas mënyrave të veçanta të tyre”, tha Konjufca.

 

Komento: