
ASK-ja, po vazhdon prezantimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë që është bërë këtë vit.
Komuna e Fushë Kosovës, është komuna që ka shënuar rritje të lartë të banorëve, me një ngritje prej vitit 2011 prej 83.99%. Pas Fushë Kosovës, komunat me rritjen më të mëdha janë Parteshi, Shtërpca, Graqanica, Kllokoti si dhe Prishtina, raporton FrontOnline.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka një rritje të banorëve prej 14.21%, krahasim me vitin 2011 kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë.
