Osmani takon sekretarin e ri të jashtëm britanik, nga ai pret bashkëpunim të ngushtë

17:25 | 13 Korrik 2024
osmani-takon-sekretarin-e-ri-te-jashtem-britanik,-nga-ai-pret-bashkepunim-te-ngushte

Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

Osmani e ka përgëzuar atë për emërimin e tij dhe ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës”, transmeton Front Online.

“Presidentja Osmani ka shtuar se pret që të bashkëpunojnë ngushtë për të forcuar më tej lidhjet mes dy shteteve”, u tha në një njoftim të shkurtër të Presidencës./Front Online/

Komento: