Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një sulm në Lautlingen të dielën, më 14 korrik, raportoi gazeta gjermane Bild
.
Ky qytet gjendet në shtetin gjerman të Baden-Wurtemberg.
Bild ka raportuar se sulmuesi dyshohet se është gjahtar. Megjithatë, kjo gazetë gjermane nuk specifikoi numrin e viktimave.
Policia gjermane ka konfirmuar po ashtu se disa persona kanë vdekur, duke mos specifikuar numrin e saktë të viktimave.
Një zëdhënës i policisë gjermane ka thënë se publiku i gjerë nuk është në rrezik./rel