Qeveria dje mbajti mbledhje elektronike, mori këtë vendim

11:08 | 16 Korrik 2024
qeveria-dje-mbajti-mbledhje-elektronike,-mori-kete-vendim

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike.

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve nga Ndërmarrja Publike “Trepça”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve nga Ndërmarrja Publike “Trepça” Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Komento: