Jashari: Vendim i padrejtë dënimi i Speciales për Pjetër Shalën, të reagojnë institucionet për këto padrejtësi

15:56 | 16 Korrik 2024
xhavit-jashari:-albin-kurti-po-shkel-cdo-dite-mbi-gjakun-e-deshmoreve


Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, e ka shpallur fajtor për krime lufte dhe e ka dënuar Pjetër Shalën me dënim të njësuar prej 18 vjetësh burgim, në të cilin llogaritet koha e parakaluar në paraburgim.

Pas këtij vendimi ka reaguar për Front Online Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jashari e ka cilësuar si vendim të padrejtë dhe shumë shqetësues.

Ai thotë se është shumë e padrejtë që po njollosët lufta në Kosovë e cila ka qenë e pastër dhe e drejtë.

Jashari i OVL-UÇK-së ka kërkuar reagim nga institucionet.

“Shqetësuese dhe shumë vendim i padrejtë. Gabimi elementar ka qenë votimi i kësaj gjykate. Më e rënda është që po dëmtohet lufta e UÇK-së që po sulmohet e po njollosët ajo luftë e pastër dhe e drejtë. Më e rënda është se të gjitha këto vendime po merren në emër të populli. Institucionet nuk duhet të rrinë duar kryq të kërkojnë nga instancat ndërkombëtare që të mos vazhdohet tutje kështu”, u shpreh Jashari për Front Online.

Ndryshe Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas aktakuzës, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e luftës në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Komento: