Pa viza në Tajlandë, Kurti: Pasaporta e Kosovës po vazhdon të fuqizohet

21:10 | 16 Korrik 2024
pa-viza-ne-tajlande,-kurti:-pasaporta-e-kosoves-po-vazhdon-te-fuqizohet


Tajlanda ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se pasaporta e Kosovës po fuqizohet.

“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.

Lajmin për këtë fillimisht e dha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

 

Komento: