“Po renovohet dhe modernizohet në tërësi”, Abdixhiku publikon pamje të një gjimnazi matematikor në Prishtinë

11:03 | 17 Korrik 2024
“po-renovohet-dhe-modernizohet-ne-teresi”,-abdixhiku-publikon-pamje-te-nje-gjimnazi-matematikor-ne-prishtine

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në Facebook e cila tregon për renovimet nëpër shkolla në komunën e Prishtinës.

Abdixhiku ka shkruar “LDK për shkollat”.

Në videon e publikuar thuhet se një objekt i gjimnazeve matematikore po “renovohet dhe modernizohet në tërësi”.

‘’Po gëlqerosim klasat dhe freskojmë me ngjyra; të gjitha do të pajisen me banka dhe karrige të reja për 1300 nxënës; secila klasë do të ketë tabelë digjitale; do të riorganizojmë korridoret me qëllim që të krijojmë hapësira relaksuese për nxënës; do t’i bashkëngjisim një kuzhinë shkollore modulare dhe oborrin e shkollës do ta gjelbërojmë e pajisim me ulëse’’, thuhet në videon e publikuar nga Abdixhiku.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku ka thënë se “të gjitha këto do të realizohen deri më 25 gusht, me qëllim që nxënësit të fillojnë vitin shkollor mbarë”.

Komento: