Ambasadori i Kosovës në Maqedoni: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

07:34 | 18 Korrik 2024
ambasadori-i-kosoves-ne-maqedoni:-s’ka-rrezik-per-dorezimin-e-blerim-ramadanit-ne-serbi

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se për momentin shtetasi kosovar Blerim Ramadani është në ndalim në Maqedoninë e Veriut me flet-arrest nga ana e Serbisë për krime të pretenduara të kryera gjatë luftës në vitin 1999.

Ai gjithashtu ka siguruar se ka një rast të fortë që Ramadani nuk do të dorëzohet Serbisë

“Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë,” u shpreh Qehaja për RTV Dukagjini.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një shtetas kosovar, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Komento: