
Lideri i koalicionit “Fronti për Ndryshim”, Arbër Pajaziti, pritet të zgjidhet kryetar i ri i Bujanocit, pas një marrëveshje për koalicion me partitë serbe dhe rome, raporton portali Front Online.
Në anën tjetër, tri subjektet politike shqiptare, LPD, PD dhe PVD që kane fituar 18 ulëse në asamblenë komunale prej 41 sosh do të mbeten në opozitë.
Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar sot, me ç ‘rast pritet të rikthehen serbët në pushtetin lokal të Bujanocit, pasi që në mandatin e fundit kanë qenë në opozitë.
Partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit kanë fituar shumicën e votave, apo 26 ulëse në asamblenë komunale, por për shkak të përçarjeve të mëdha nuk kane arritur ujdi për bashkëqeverisje, pa nevojën e një koalicioni me partitë serbe dhe rome. /Front Online/