‘Ta hetojë FBI-ja…’: Deputeti i VV-së me rekomandim pas vrasjes së policit në Serbi dhe Faton Hajrizit

17:13 | 20 Korrik 2024
‘ta-hetoje-fbi-ja…’:-deputeti-i-vv-se-me-rekomandim-pas-vrasjes-se-policit-ne-serbi-dhe-faton-hajrizit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka mbështetur deklaratën e ministres Albulena Haxhiu për hetim ndërkombëtar rreth vrasjes së policit në Serbi dhe vrasjes së Faton Hajrizi.

Ai madje, ka rekomanduar që ky hetim të bëhet nga ndonjë strukturë policore ndërkombëtare si FBI apo Scotland Yard.

“Ajo çfarë kërkoi ministrja Haxhiu është përveçse e drejtë edhe shumë e nevojshme. Duhet një hetim ndërkombëtar për rastin e fundit që ndodhi në Serbi me vrasjen e Policit pastaj edhe të Faton Hajrizit. Këtë hetim do të ishte mirë ta bënte një strukturë policore ndërkombëtare siç mund të jetë FBI, Scotland Yard e të tilla të kësaj kategorie.” – ka shkruar deputeti i pushtetit.

Komento: