Roma u ndal nga Genoa, por Ranieri jep një deklaratë të papritur për Champions

21:30 | 05 Maj 2019

Roma u ndal këtë të dielë në barazim 1-1 nga Genoa.

Me këtë të fundit që në limitet e kohës kishte të gjitha shanset të realizonte përmbysjen e madhe, por Mirante bëri mrekullinë duke ndalur topin e ekzekutuar nga pika e bardhë e 11-m.

Me tre ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit dhe 3 pikë larg vendit të katërt ku ndodhet Atalanta, misioni për një vend në Champions League duket gati i pamundur, por trajneri i Romës, Claudio Ranieri preferon të ecë kundër rrymës, duke iu falur pikës së siguruar dhe të qajë dy pikët e humbura.

“Vështirë të thuash se çfarë na duhej më shumë sot. Në fund arritëm të shënonim gol, gjënë më të vështirë. Mëkat, sepse u duk se morëm në shtëpi 3 pikë të rëndësishme, por duhet të pranojmë rezultatin”, komentoi Ranieri.

“Fatmirësisht Mirante priti atë penallti e kushedi mbase kjo pikë do të na mundësojë Champions-in. Donim të bënim 12 pikë, tani nuk është më e mundur. Të bëjmë 9 pikë në ndeshjet e mbetura duke qëndruar të bindur deri në momentin e fundit, pastaj të bëjmë llogaritë”, deklaroi trajneri i Romës.

Komento: