Udhëtarët që presin të kalojnë kufirin në Merdarë aktualisht po përballen me vonesa të mëdha, me kohë pritjeje që zgjaten deri në dy orë. Ndërkohë tek Dheu i Bardhë pritja është rritur në 50 minuta.
Situata në Merdare mbetet e pandryshuar nga raportimet e mëparshme. Megjithatë, koha e pritjes tek Dheu i Bardhë ka shënuar një rritje të dukshme.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka raportuar se radha e trafikut në Merdare është 2000 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë është dukshëm më e shkurtër në 120 metra.