Gërvalla reagon pasi Biden tërhiqet nga gara për president: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse

21:32 | 21 Korrik 2024
gervalla-reagon-pasi-biden-terhiqet-nga-gara-per-president:-kosova-do-te-jete-gjithmone-mirenjohese


Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara për president të SHBA.

Gërvalla ka thënë se populli i Kosovës dhe Kosova admirojnë dhe do të jenë gjithmonë falendërues për presidentin Biden.

“Ai po tregon përsëri se çfarë lideri i madh dhe i mirë është”, ka shkruar ajo. Tutje kryediplomatja ka shkruar se lidershipi i Biden dhe kontributi dekadësh për liri dhe demokraci janë një shërbim për të gjithë botën.

 

Komento: