Arrestohet një burrë në Çagllavicë, rrahu dhe kanosi familjaren e tij

10:14 | 22 Korrik 2024
arrestohet-nje-burre-ne-cagllavice,-rrahu-dhe-kanosi-familjaren-e-tij

Një burrë është arrestuar në Çagllavicë për dhunë në familje.

Rastin në polici e ka lajmëruar një grua e cila ka thënë se i dyshuari e ka sulmuar psiqikisht e fizikisht dhe i njëjti e kanosi me fjalë të ndryshme.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar psiqikisht dhe fizikisht dhe i njëjti e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

Komento: