
Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi e ka cilësuar si goditje për Kosovën heqjen e vizave nga BE-ja për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.
Arifi thotë se Kosova ka dështuar në sytë e Bashkimit Evropian në integrimin e minoritetit serb.
“Kjo është edhe një goditje për Kosovën dhe një konfirmim se Kosova në sytë e BE ka dështuar në integrimin e minoritetit serb. Çdo ditë e më shumë tek këto vende po e shohin pozicionin e këtij minoriteti në pozicion shumë më të keq sesa që është fal një politike tërësisht joefikase të Kosovës në raport me BE”, deklaroi Arifi.