
Mërgimtarët tanë po presin deri në një orë për të hyra në Kosovë nga pikat kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Muçibabë pritjet vijojnë deri në një orë, ndërsa kolonat regjistrohen të jenë deri në 300 metra.
Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje të gjata, që shënohen deri në 45 minuta me kolona nga 200 metra.