BE: Ura e Ibrit, çështje e dialogut – palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme të pakoordinuara

14:29 | 23 Korrik 2024
be:-ura-e-ibrit,-ceshtje-e-dialogut-–-palet-te-permbahen-nga-veprimet-e-njeanshme-te-pakoordinuara

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar sot se rihapja e urës në Ibër, për Bashkimin Evropian, është çështje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të negociatave.

“Bisedimet janë duke vazhduar dhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë”.

”BE u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”, tha Stano, transmeton klankosova.tv.

Siç shton ai, citon kosovo-online, të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për urën në Ibër, duhet të zbatohen plotësisht.

Stano po ashtu ka deklaruar se teknikisht ka përfunduar puna për rivitalizimin e urës në Mitrovicë, por edhe rrethinë.

Komento: