
Radio Televizioni i Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme publikoi një lajm të një medie të ashtuquajtur “Bosnja e Lirë”, nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.
Sipas kësaj gazete pretendohet se një portal në Kosovë është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiq, ndërsa një portal tjetër ka pranuar transaksion milionësh, me qëllim të publikimit të shkrimeve kritike për qeverinë e Albin Kurtit.
Lidhur me këtë publikim në ëebfaqe dhe transmetim në lajmet qëndrore të Radio Televizionit të Kosovës reagun njohësit e medias, gazetarë e redaktorë të shumtë.
Për opozitën thuhet se RTK-ja ka rënë në “dorën” e pushtetit aktual duke e humbur misionin t’i shërbejë publikur, për çka edhe paguhet prej taksave të tyre.
Opozita thotë se Qeveria “Kurti” ka tendencë ta kap RTK-në nëpërmjet të punësuarve dhe anëtarëve të organit të lartë të këtij mediumi, Bordit.
Për AGK-në është shqetësuese dhe skandaloze një raportim i tillë prej vetë mediumit publik, postimi i një lajm të paverifikuar dhe në shërbim të pushtetit.
Shabani: RTK po tenton të kapet nga qeveria, dëshmi intervistimi i anëtarëve të bordit
Isak Shabani, anëtar i Komisionit për Medie tha për “Front Online” se qeveria “Kurti” po tenton kapjen e Radio Televizionit të Kosovës.
Ai lidhur me lajmin e publikuar në RTK nga një medium të quajtur “Slobodna Bosna” e që akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”, thotë se mediumi publik asesi nuk do duhej të bazohej në ‘fakenews’.
“Po e shoh që ka reagime gjithë kombëtare lidhur me këtë lajm të publikuar në RTK. Mediumi publik në veçanti nuk duhet të bazohet në fakeneës, por t’i vërtetojnë faktet për ato çfarë publikojnë. Çdo gjë duhet të jetë transparente por jo të biejnë në ndikimin e gjërave të cilat mund të konfirmohen”, tha anëtari i Komisionit.
Sipas tij, mediumi publik po tenton të kapet nga Qeveria “Kurti”.
“Mediumi publik është pak i kapur nga pushteti. Jo vetëm RTK-në por çdo institucion që është i pavarur në Kosovë është duke tentuar të kapet nga pushteti”, theksoi ai.
Madje ai thotë se është dëshmitar gjatë intervistimit të anëtarëve të Bordit të meidumit publik, ku një kandidate me përgatitje të lartë profesionale është vlerësuar minimalisht.
“Unë kom pas rastin të jem në panel intervistues për anëtar të Bordit të mediumit publik, aty kam parë që një kandidate që ka qenë me përgatitjen më të lartë profesionale, që ishte befasi në atë komision ata e kanë vlerësuar me zero pikë. Atëherë e kam parë që këtu ka tendencë më të vërtetë për kapjen e RTK-së”, tha Shabani për Front Online.
Tahiri: Deklaratat e pabaza kanë qëllim linçimin dhe frikësimiun e fjalës së lirë
Anëtari i Komisionit për Medie, Besnik Tahiri thotë për “Front Online” se deklaratat që nuk kanë asnjë bazë në demokraci kanë tendencë të linçimit dhe frikësimit të fjalës së lirë.
Këto deklarata, anëtari i Komisionit për Medie i dha pas publikimit të RTK-së të një lajmi nga një medium të quajtur “Slobodna Bosna” e që akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.
“Deklaratat të cilat nuk kanë ansjë evidencë dhe asnjë bazë, e kanë vetëm një qëllim në demokraci: atë të linçimit dhe të frikësimit të fjalës së lirë”, theksoi ai.
Ai thotë se duhet të ndërpritet një gjë e tillë sepse kjo kthehet në një trend të pushtetit
“Kjo duhet të ndërpritet për shkak se prej deklarimeve sporadike pastaj kthehet në një trend të pushtetit. Kjo situatë është kah e dëmton në masë të madhe lirinë e shprehjes po në të njëjtën kohë edhe po e shtyen përpara agjendën e linçimit të gazetarëve”, tha ai.
Tahiri thotë se kësaj duhet me urgjencë t’i thuhet STOP. “Kësaj duhet t’i themi stop”, tha ai për Front Online.
Rexha i AGK-së: RTK-ja aspolutisht i ka të gjitha treguesit që është vënë në shërbim të partisë politike në pushtet
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha thotë për “Front Online” thotë se kanë shprehur shqetësimin e madh në rastin e publikimit fillimisht në faqen online e më vonë edhe në lajmet qendrore të Radio Televizionit të Kosovës të një informacioni të paverifikuar nga një medium i quajtur “Bosnja e Lirë” ku akuzohen se dy portale kosovare po i shërbejnë Serbisë, Vuçiqit dhe kanë marrë miliona nga Serbia.
“Është për keqardhje që një shkrim i tillë i paverifikuar, pa autor, është transmetuar pa asnjë lloj verifikimi dhe pa marrë palët, madje përmenden edhe në faqe e televizionit publik”, tha ai.
Rexha thotë se RTK-ja aspolutisht i ka të gjitha treguesit që është vurë në shërbim të partisë politike në pushtet, Vetvendosje dhe të Qeverisë aktuale
“Ne kemi ngritur shqetësimin disa herë sidomos pas detyrimit për dorëheqje të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj, RTK-ja aspolutisht i ka të gjitha treguesit që është vurë në shërbim të partisë politike në pushtet, Vetvendosje dhe të Qeverisë aktuale”, theksoi ai.
Rexha thotë poashtu se RTK nuk po e luan rolin e vet që është t’i shërbej publikur, sidomos pas raportimit skandaloz profesional të mbrëmshëm.
“Kjo është për keqardhje pasi që zgjedhja e Bordit para ca kohësh ishte një shpresë që RTK-ja do të mund ta kryej rolin e vet primar që është t’i shërbej publikut dhe këtë nuk po e shohim sidomos me lëshimin skandaloz profesional të nates së mbrëmshme”, tha ai për Front Online.
Lidhur me këtë publikim nga Mediumi Publik pati reagime të shumta nga partitë opozitare, shoqëria civile e njohës së mediave, duke cilësuar se RTK ka humb misionin që t’i shërbej publikut duke u kthyer kah pushteti dhe në shërbim të tyre.
Madje shumë gazetarë e redaktorë të RTK-së sot u deklaruan se distancohen nga publikimi i mbrëmshëm i këtij mediumi, në webfaqen e tyre si dhe në lajmet qendrore.