Haradinaj për Jeff Bieley: Mik i madh i Kosovës, punoi pa u lodhur

12:22 | 24 Korrik 2024
haradinaj-per-jeff-bieley:-mik-i-madh-i-kosoves,-punoi-pa-u-lodhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së Jeff Bieley, mikut të madh të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Jeff punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme.

“Bujaria dhe përkushtimi i tij do të mbahen mend gjithmonë. Pusho në paqe, Jeff”, ka shkruar Haradinaj.

Jeff Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë.

Komento: