Kurti me gruan në Paris, për të mbështetur sportistët kosovarë në Olimpiadë

09:03 | 26 Korrik 2024
kurti-me-gruan-ne-paris,-per-te-mbeshtetur-sportistet-kosovare-ne-olimpiade

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me gruan e tij, Rita Augestad Knudsen kanë udhëtuar drejt Parisit për të mbështetur sportistës kosovarë në Lojëra Olimpike 2024.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social, Instagram.

“Në Paris, për të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar, dhe për të mbështetur sportistët tanë që na përfaqësojnë krenarisht në Lojërat Olimpike 2024”, ka shkruar kryeministri.

Pos tij, në Paris gjendet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

 

Komento: