Moti sot me diell dhe vranësira të pakta, maksimalja 33 gradë Celsius

08:04 | 28 Korrik 2024
moti-sot-me-diell-dhe-vranesira-te-pakta,-maksimalja-33-grade-celsius

Moti për sot parashihet të jetë me diell, por priten edhe vranësira të pakta.

Vranësirat e pakta të së dielës, më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33.

Tutje në kumtesë thuhet se do të fryjë erë nga veriperendimi e lehtë deri mesatare.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik”, tha IHK-ja.

Komento: