Çka do të ndodh sot në Kosovë?

08:09 | 18 Dhjetor 2018

Dita e sotme do të përshkruhet me ngjarje të ndyshme në gjithë vendin

.

Sot gjatë ditës në Kuvend të Kosovës do të mblidhen disa komisione, Qeveria do të mbajë mbledhje, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje konferencë. Indeksonline ju sjell ngjarjet e datës 18 dhjetor.

Avokati i Popullit mban konferencë, me ç’rast prezanton të arriturat dhe sfidat rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me rekomandimet e këtij institucioni.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën me temën “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”.

Çohu dhe Preportr publikojnë hulumtimin lidhur me gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës.

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me AKP-në; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit “Çfarë paralajmëron faza e re e Dialogut Kosovë – Serbi?”

Misioni i OSBE-së publikon raportin e vlerësimit të cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet joshumicë në Kosovë.

FSSHK-ja mban konferencë “Pas Grevës së punëtorëve shëndetësor të QKUK-së, lidhur me veprimet dhe hapat e mëtutjeshme të FSSHK-së”.

Lëvizja Vetëvendosje Qendra Prishtinë, mban tryezën “Komuna e Prishtinës: Premtimet e pambajtura gjatë vitit 2018”

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019. I ftuar është ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo.

Komisioni parlamentar për Legjislacion shqyrton plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale; Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj.

Komuna e Prizrenit organizon tryezën me temën “Mundësia e koordinimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetje të prodhuesve shqiptarë”. Merr pjesë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Mbahet ceremonia e certifikimit të grupit të gjashtë dhe të shtatë të Programit të Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publikë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon Gala Mbrëmjen, ku do të ndahen shpërblimet për tatim paguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2018. Gjithashtu kompanitë mund të japin kontribut financiar për shoqatën “Doën Syndrome Kosova”.

Komento: