Edi Rama riformon Qeverinë

15:05 | 28 Korrik 2024
edi-rama-riformon-qeverine

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë ndryshime të mëdha në Qeveri, raporton “Top Channel”.

Në krye të Kuvendit të Shqipërisë e ka caktuar Elisa Spiropalin, e cila e zëvendëson Lindita Nikollën, që dha dorëheqje ditë më parë.

Te Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin në vend të Spiropalit është caktuar Taulant Balla.

E në Ministri të Brendshme në vend të Ballës është caktuar Ervin Hoxha.

Drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes e ka marrë Pirro Vëngu, që e ka zëvendësuar Niko Peleshin.

Në Ministri të Financave në vend të Ervin Metes është caktuar petrit Malaj.

Nënkryetar në Kuvend është caktuar Bledi Çuçi, ndërsa shef i Grupit Parlamentar të PS-së është caktuar Niko Peleshi.

Komento: