
Ishte kohë e artë e Kosovës kur Kosova dhe shqiptarët kanë pasur raportet më të mira në Ballkan me SHBA-të.
Kështu po deklaron kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.
Ai thotë se pas luftës nuk kapëm hapim diplomatik, por pati veprime për kapjen e pushtetit.
Rexhepi tha se ambasadorët e konsulentët nuk ja dolën të lobojnë sa duhet për Kosovën.
“Ajo ishte koha artë e Kosovës. Unë mendoj që ne nuk ditëm ta kapim hapim politiko- diplomatik menjëherë pas lufte, ne jemi marr më shumë me njëri tjetrin e vepruam vetëm për pushtet. Dërguam Ambasador e Konsulent, personalitete që nuk arritën/ditën të lobojnë sa duhet”, u shpreh ai.
Është handikep i madh për Kosovën që miqtë e përkrahësit e saj nuk jetojnë më, thotë Rexhepi.
Ai është shprehur i shqetësuar për mungesën e krijimit të miqësisë mes Kosovës dhe senatorëve e kongresistëve të SHBA-ve.
“Serbët punuan, vepruan, lobuan shumë, dhe unë mendoj se ata arritën që ta rrisin ndikimin në politikbërjen amerikane. Po shumë personalitete miq të dëshmuar të Kosovës e kombit tonë nuk jetojnë më. Ky është një handikap i madh ngase Kosova e kombi nuk e ka përkrahjen e tyre por është një fakt që mua më shqetëson shumë, pak kanë punuar institucionet tona që të krijojnë miqësi (ta kemi përkrahjen e tyre), me Senatorë e Kongresistë të ri”.