Maqedonci: Tahir Sinani, simbol i përkushtimit dhe sakrificës për atdhe

15:04 | 29 Korrik 2024
maqedonci:-tahir-sinani,-simbol-i-perkushtimit-dhe-sakrifices-per-atdhe

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë homazhe në 23-vjetorin rënies së heroit të kombit, Tahir Sinani.

“Në periudhat më të rëndësishme të historisë së popullit tonë emri i heroit Tahir Sinani ndriçon si një simbol i përkushtimit, atdhedashurisë, guximit, dhe sakrificës për atdhe”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Maqedonci pas homazheve ka vizituar familjen e heroit Sinani, ku sipas postimit thuhet se me ta ka ndarë kujtime nga organizimi dhe zhvillimi i luftës çlirimtare.

Komento: