Hovenier pas donacionit në ShSKUK: Një komb i shëndetshëm është një komb i fortë!

16:06 | 30 Korrik 2024
hovenier-pas-donacionit-ne-shskuk:-nje-komb-i-shendetshem-eshte-nje-komb-i-forte!

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shprehet i kënaqur që në emër të shtetit të tij dhuroi një skaner të ri CT për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, me mbështetjen e U.S. European Command.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ai thekson se ky skaner i ri do të përmirësojë kujdesin e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se një komb i shëndetshëm është një komb i fortë!

  

Komento: