Osmani takon sot përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

08:11 | 31 Korrik 2024
osmani-takon-sot-perfaqesuesit-e-partive-politike-per-caktimin-e-dates-se-zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimi është paralajmëruar të nis në ora 14:00 në një sallë të Kuvendit të Kosovës.

Partitë politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim me të parën e shtetit.

Komento: