Ndahen 115 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit

16:30 | 01 Gusht 2024
ndahen-115-motokultivatore-per-fermeret-e-komunes-se-drenasit

Komuna e Drenasit ka bërë shpërndarjen e 115 motokultivatorëve për fermerët e kësaj komune.

“Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivimin e pemëve dhe perimeve, si dhe do të ndikojnë në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore”, thuhet mes të tjerash në postimit e Komunës së Drenasit, e cila shpërndarjen e këtyre multikultivatorëve e ka bërë në kuadër të bashkëpunimit me organizatën humanitare “Islamic Relief Kosova”.

Sipas njoftimit përzgjedhja e përfituesve është bërë në mënyrë transparente nga komisioni i komunës.

Komento: