Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol

15:41 | 02 Gusht 2024
klinaku:-veteranet-te-kene-kujdes-kur-udhetojne-jashte-kosoves,-pushtuesi-serb-vazhdimisht-po-i-freskon-listat-duke-i-futur-ne-interpol

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët e luftës të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi.

Klinaku në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol, transmeton Telegrafi.

“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol”, thotë ai./Telegrafi/

Komento: