Moti sot: Me diell dhe rrebeshe të shiut, temperatura deri në 33 gradë Celsius

07:55 | 03 Gusht 2024
moti-sot:-me-diell-dhe-rrebeshe-te-shiut,-temperatura-deri-ne-33-grade-celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Komento: