Gruaja raporton se dikush kishte hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e saj

09:15 | 03 Gusht 2024
gruaja-raporton-se-dikush-kishte-hedhur-nje-mjet-shperthyes-ne-oborrin-e-saj

Disa persona dyshohet ta kenë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie.

Rasti ka ndodhur në fshatin Uglar të Zubin Potokut, në orët e para të së premtes.

Kështu të paktën ka deklaruar në polici pronarja.

Sipas policisë, përveç dëme të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti po hetohet si “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM”.

Komento: