Kurti në Maqedoni të Veriut, kjo është agjenda e takimeve

09:34 | 05 Gusht 2024
kurti-ne-maqedoni-te-veriut,-kjo-eshte-agjenda-e-takimeve

Kryeministri Albin Kurti sot po qëndron për një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Shefi i ekzekutivit kosovar në Shkup do të ketë takim bilateral me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristjan Mickoski.

Takimi mes dy kryeministrave është planifikuar të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 10:30.

Më pas nga ora 11:00 do të mbahet takim bilateral ku pos Kurtit dhe Mickoskit do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja shtetet.

Pas takimeve pritet që të mbahet edhe konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.

Komento: