Për një javë, Policia në Prishtinë sekuestroi 8 armë dhe shqiptoi 4219 masa administrative me gjobë

11:18 | 05 Gusht 2024
per-nje-jave,-policia-ne-prishtine-sekuestroi-8-arme-dhe-shqiptoi-4219-masa-administrative-me-gjobe
Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 129 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.

Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe janë shqiptuar 4219 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

 

 

 

Komento: