Sogojeva: Me zhvillimin e turizmit zhvillohet edhe ekonomia

09:32 | 18 Gusht 2024
sogojeva:-me-zhvillimin-e-turizmit-zhvillohet-edhe-ekonomia


Hysen Sogojeva, përfaqësues i Shoqatës së Turizmit, ka deklaruar  për Front Online se çdo rritje e numrit të turistëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Ai shpjegoi se shumë amerikanë që kanë ardhur në Kosovë përmes misioneve të OSBE-së dhe KFOR-it janë të impresionuar nga mikpritja e ngrohtë dhe bukuritë natyrore të vendit.

Sogojeva e përmendi se rritja e numrit të turistëve është një tregues i promovimit të suksesshëm të turizmit në Kosovë, megjithatë, ai nënvizoi se Qeveria nuk ka një strategji të veçantë për turizmin dhe se avancimi në këtë sektor është kryesisht rezultat i investimeve dhe përpjekjeve të sektorit privat.

“Qysh pas luftës e deri më tani shumë kanë ardhur asociacione të ndryshme nëpërmjet OSBE-së ,nëpërmjet KFOR-it. Nëpërmjet organizatave ndërkombëtare kanë ardhur  shumë amerikanë dhe pas kryerjes së misioneve të tyre ,atyre u ka pëlqyer Kosova , përveç atraksioneve edhe vendeve të  bukura që munden të vizitojnë   ne  e kemi edhe mik pritjen, atyre u pëlqen shumë mik pritja e shqiptarëve. Qeveria nuk ka ndonjë strategji që e ka përhapur  për të  ndikuar tek   turistet,  krejt këto janë falë sektorit privat ,krejt çka është bërë  sot sepse mund të themi  se Kosova dita- ditës po e merr formën e një atraksioni për t’u vizituar jo vetëm nga amerikanët por edhe Evropa e nga mbarë bota”.

Komento: