Inter merr lajmin katastrofal

19:47 | 07 Maj 2019

Interi ka marrë një lajm të keq.

Nuk ka lajme të mira nga infermieria për skuadrën e Interit. Trajneri Spalletti duhet të bëjë pa mbrojtësi Stefan De Vrij.

Klubi zikaltër ka shpjeguar me një deklaratë për shtyp se mbrojtësi holandez ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

Kondicioni i tij do të shihet në ditët në vijim, por mungesa e tij në sfidën ndaj Chievos, Interi nuk do të ketë një nga titullarët e mbrojtjes. Në vendin e tij pritet që të aktivizohet Andrea Ranocchia, i cili sapo ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021.

Komento: