Roma thuhet se po përgatisin një ofertë për trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri, pas humbjes së Antonio Conte.
Sarri është objektivi i ri i Nr 1 i Romës për të zëvendësuar Claudio Ranieri, pasi Conte iu tha jo atyre, përcjell ORAinfo.
Gazeta gjithashtu citon burime në Itali, të cilat pretendojnë se ish trajneri i Napolit është ‘i hapur për një kthim në atdheun e tij’.
Pavarësisht se Chelsea është kthyer në Ligën e Kampionëve dhe në prag të një Europa League Final, 60-vjeçari ka ndarë bazën e tifozëve të klubit me stilin e tij të lojës./ORAinfo/