U tupërua midis “Anfiled”, ja çfarë thotë Valverde

00:03 | 08 Maj 2019

Barcelona është eliminuar sotnte nga Champions League.

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonas, ka komentuar eliminimin e turpshëm pas 4-0 në Anfield Road, ndaj Liverpool.

“Nuk ka justifkime, nuk mund të ketë! Kur humbet në këtë formën kështu, vërtet që nuk mund të thuash asgjë. Asgjë nuk shkoi mirë, as loja jonë. Na ushtruan presion të jashtëzakonshëm dhe nuk dolëm dot.

“U mundova të thërrisja ekipin dhe t’i thoja të dilnin nga mbrojtja, sepse po na shtypnin, por nuk ndodhi asgjë, nuk ndryshoi asgjë. Trajneri është i pari që merr përgjegjësitë. Nuk dua të flas për të ardhmen time tani, nuk është momenti, jemi të hidhëruar. Goli i katërt në goditje nga këndi? Na befasoi të gjithëve”,ka thënë Valverde.

Komento: