Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni sot do të raporton para Komisionit për dëbimin e gylenistëve.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq sot mban mbledhje.
Në këtë komision do të intervistohet drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe ish-drejtori Driton Gashi.
Në mbledhjen e kaluar Maxhuni nuk ka mundur të intervistohet pasi mungonte kuorumi.
Në atë mbledhje kishin refuzuar të marrin pjesë deputetët e PDK-së.
Komisioni nis mbledhjen në ora 09:00.