Murati takon deputetët gjermanë, flasin për fushën e punësimit

14:38 | 17 Shtator 2024
murati-takon-deputetet-gjermane,-flasin-per-fushen-e-punesimit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman.

Sipas njoftimit, takimi u fokusua në situatën ekonomike të vendit, me theks në fushën e punësimit.

“Ministri Murati e njoftoi Komisionin lidhur me kushtet e tregut të punës në Kosovë, duke përmendur rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve si një ndër të arriturat kryesore në këtë fushë”.

“Tutje, deputetët gjermanë u njoftuan edhe lidhur me proceset që po ndërmerren nga aspekti administrativ, përfshirë këtu riorganizimin e Agjencisë së Punësimit, ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës e kështu me radhë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se Murati dhe deputetët gjermanë folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit, bashkë me shërbimin e praktikave më të mira mes të dyja palëve.

Komento: