Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

16:17 | 17 Shtator 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi që dyshohet se ka kryer vjedhje grabitqare në Prishtinë.

Policia publikoi një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Komento: