Gjakovë, aktakuzë kundër shtatë personave për 13 vepra penale

16:22 | 17 Shtator 2024

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër shtatë personave nën dyshimin për veprat penale, “Fajde”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjykatës i propozohet  konfiskimi i përhershëm: 12 veturave, tri motoçikletave, katër armë të llojeve të ndryshme, si në aktakuzë.

Më poshtë i keni inicialet e të dyshuarve dhe veprat penale për të cilat akuzohen :

Për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja”,  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja”.

Komento: