Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së

12:05 | 18 Shtator 2024
deshton-mbledhja-e-komisionit-per-buxhet,-ne-rend-dite-ishin-raportet-vjetore-te-trustit-e-bqk-se

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta është shtyrë për javën tjetër.

Në këtë takim ishte në rend dite shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trustit, për vitin 2023.

Në këtë takim kishin ardhur anëtarët e bordit të Trustit të prirë nga kryesuesi i bordit Emanuel Bajra.

Në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023, me menaxhmentin e kësaj trupe, pas përfundimit të raportimit të bordit të Trustit.

Mbyllja e mbledhjes ndodhi pas 40 minutave pritje.

Komento: