Konfirmohet një i vde’kur si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

13:18 | 18 Shtator 2024

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai theksoi se se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Tutje Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës rreth 60-vjeçare, teksa shtoi se njësitet policore po i zhvillojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

Komento: