Manchester United pritet të bëjë një blerje të madhe në afatin e transferimeve të verës.
Klubi anglez është bërë gati që ta paguaj klauzolën e blerjes së Paulo Dybala.
Lojtari argjentinas nuk e ka gjetur vetën këtë sezon me Juventusin pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.
Dybala shumicën e ndeshjeve i ka filluar nga stoli dhe nuk ka qenë i kënaqur.
Sipas mediave në Angli, Manchester United po përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për ta afruar në skuadër.
“Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë klauzolën rreth 100 milionë euro për ta transferuar Dybalën.