Gashi komenton takimin në Bruksel: U kuptua që Serbia kërkoi ndryshimin e kufijve në veri

16:38 | 18 Shtator 2024
gashi-komenton-takimin-ne-bruksel:-u-kuptua-qe-serbia-kerkoi-ndryshimin-e-kufijve-ne-veri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me kërkesat e Serbisë, pas takimit të djeshëm në Bruskel, ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi, Gashi ka shkruar se të martën u bë e qartë që gjatë takimit Serbia ka kërkuar ndryshimin e kufijve të Mitrovicës, e një gjë të tillë, deputeti e konsideroi të papranueshme.

“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Gashi.

Teksa në përfundim, ai ka thënë se çdo ndryshim i kufijve komunal, do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos së Ahtisaarit.

Komento: