Abdixhiku me telegram ngushëllimi për vdek*jen e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bodgani

16:41 | 18 Shtator 2024
abdixhiku-me-telegram-ngushellimi-per-vdek*jen-e-ish-deputetit-te-pd-se,-gerti-bodgani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të PD-së, Gerti Bodgani ka ndarë një telegram ngushëllimi.

Për Gerti Bodgani, Abdixhiku ka thënë se ka dhënë një kontribut të madh për promovimin e vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë.

“E nderuara familja Bogdani, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut tim dhe të Lidhjes Demokratike, Gerti Bogdani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD”, thuhet në telegram.

Komento: