Po shkarkohet Valverde, Barcelona merr vendimin e madh

18:04 | 08 Maj 2019

Duket se Barcelona është në prag të vendimin të madh për trajnerin e skuadrës.

Ernesto Valverde është në prag të shkarkimit nga Barcelona pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Liverpool.

Barcelona edhe pse pati epërsi 3:0 nga ndeshja e parë, nuk ka arritur ta ruajë atë, duke u mposhtur 4:0 nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

Një eliminim të njëjtë, Barcelona e pati përjetuar edhe në sezonin e kaluar, nga skuadra e Romës.

Këto dy eliminime në dy vitet e fundit, kanë bërë që Barcelona të mendojë shkarkimin e Ernesto Valverdes nga pozita e trajnerit, shkruan Daily Mail, përcjell ‘lajmi.

Edhe pse tashmë Barcelona ka fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit në Spanjë, duket se këto suksese nuk do të mjaftojnë për t’i siguruar qëndrimin në ‘Camp Nou’ trajnerit spanjoll.

Valverde ka marrë drejtimin e Barcelonës në vitin 2017, dhe në të kaluarën ka qenë trajner i Athletico Bilbaos.

Komento: