Ronaldo ka dhënë një lajm shumë të mirë për Kombëtaren e Portugalisë
Cristiano Ronaldo do të grumbullohet me Kombëtaren e Portugalisë për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës.
Ylli i Juventus nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Ligën e Kombeve në sezonin e parë në fazën e grupeve kundër Italisë dhe Polonisë.
34 vjeçari është rikthyer në kombëtare për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka konfirmuar se Ronaldo do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen kundër Zvicrës.
“Po, CR7 sigurisht që do të jetë me skuadrën në listën që do të publikohet më 23 maj”, ka deklaruar Santos, përcjell ‘lajmi.
“Mungesa e tij gjatë fazës së grupeve, tashmë është shpjeguar, dhe ajo ishte krejtësisht e kuptueshme”.
Ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës zhvillohet më 5 qershor, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Portugalisë dhe Anglisë.