Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para

19:54 | 21 Shtator 2024
muja:-kosova-eshte-ne-top-kater-vendet-evropiane-per-nga-rritja-ekonomike,-ne-ballkanin-perendimor-e-para

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka vazhduar deklaratat e tij në lidhje me rritjen ekonomike në vend, duke thënë se gjatë 3 muajve të parë të 2024 ekonomia është rritur 5%.

Sipas Mujës Kosova është në top 4 vendet evropiane për nga rritja ekonomike gjatë 2024, ndërsa në Ballkanin Perëndimor e para.

Ai tutje është shprehur se Përformanca ekonomike e Kosovës në vitin 2024 ka tejkaluar projeksionet.

“Rritja ekonomike : Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhënat 2008-2024 të përformancës ekonomike. Ekonomia e Kosovës gjatë dy tremujorëve [TM1/TM2 2024] është rritur 5%. Kosova është në top 4 vendet evropiane për nga rritja ekonomike gjatë 2024. Në Ballkanin Perendimor e para. Përformanca ekonomike e Kosovës në vitin 2024 ka tejkaluar projeksionet. Kjo edhepse rritja ekonomike në BE është ngadalësuar (0.7%) gjatë 2024.” – ka shkruar ai.

Muja tutje ka thënë se çelësi i rritjes së produktivitetit, aktivitetit biznesor, investimeve, vendeve të punës dhe standardit jetësor mbetet dhe do të jetë diaspora – projekt ky sipas tij i Lëvizjes Vetëvendosje.

“[1] Reformat ekonomike, konsumi, shpenzimet qeveritare, rritja e produktivitetit të fuqisë punëtore dhe rritja eksponenciale e eksportit të mallërave dhe shërbimeve ka minimizuar ndjeshëm efektitin e importit. Nē kombinim me remitencat dhe IHD, eksporti i shërbimeve stabilizon bilancin e llogarisë rrjedhëse.

[2] Në grafik janë të dhënat e eksportit të mallërave dhe shërbimeve dhe raportit eksport/import. Diskursi ynë padrejtësisht neglizhon aspekte thelbësore të GDP – rritja e eksportit të shërbimeve të turizmit/udhëtimit dhe eksporti i shërbimeve të ICT. Raporti eksport i mallërave dhe shërbimeve /import i mallërave dhe shërbimeve është rritur nga rreth 52% në vitin 2019 në 56% gjatë vitit 2023. Eksporti i mallërave dhe shërbimeve në raport me GDP është rritur nga 29% (2019) në 40% (2023), duke tejkaluar caqet e vendosura në Planin e Zhvillimit Kombëtar 2030.

[3] Çelësi i rritjes së produktivitetit, aktivitetit biznesor, investimeve, vendeve të punës dhe standardit jetësor mbetet dhe do të jetë diaspora – projekt ky i Lëvizjes VETËVENDOSJE!” – ka shkruar Muja.

Komento: